Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka lavdëruar punën e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Ramosaj ia ka rritë vlerat e listës për deputetë.

“Njeriu që i rriti vlerën qytetit të Deçanit, tani ja rritë vlerën listës për deputet. Kush tjetër përpos Bashkim Ramosajt. Kryetar; S’ka mu nal!”, ka shkruar Haradinaj.