Daut Haradinaj

Haradinaj për kërcënimin ndaj Kurtit: Lojëra virtuale dhe hajgare palidhje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka komentuar një komunikatë kërcënuese që e ka prezantuar kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se më shumë po i duket lojë virtuale se diçka serioze ky adresim ndaj Kurtit.

 “Po më duken hajgare palidhje. Po më duken lojëra virtuale”.

Ai ka thënë se megjithatë thirrjet e këtyre personave duhet të dënohen nga organet e drejtësisë.

“Është për të ardhur keq që ka akoma kësi lloj gjuhe sidomos në rrjete sociale. Nuk ka rëndësi kush janë këta turista, por ata duhet të dalin para drejtësisë”.

Ai ka thënë̈ se me anë të këtij postimi Kurti po bën presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, Blerim Kuçi nga AAK, ka thënë se Kurti e ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’i bërë presion Gjykatës Kushtetuese.