Kanë kaluar ditë që nga fillimi i grevës së mësimdhënësve, të cilët ndër kërkesat kryesore ndaj Qeverisë kanë pasur edhe ngritjet e pagave.

Greva që është duke vazhduar për ditë me radhë, është kritikuar edhe nga qytetarët të cilët kanë kërkuar fillimin e mësimit për fëmijë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për grevën dhe refuzimin që SBASHK-u ia kishte bërë qeverisë ditë më parë, për ngritje pagash prej 20 milionë eurove në vit.

“Greva është e drejtë e tyre, oferta e Qeverisë nuk ka qenë e imja por e Kosovës. Mësimdhënësit janë respektuar gjithmonë. Kërkesa ime si kryetar qeverie, si prind dhe si bashkqytetar është që të kthehet procesi mësimor. Nuk dëshiroj që të humben pushimet e verës duke zëvendësuar orët e humbura”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se grevës së mësimdhënësve iu kanë bashkangjitur edhe Administrata e Universitetit të Prishtinës. /Ballkani.info