Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe ka dal në një konferencë për media me ç’rast është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Duke komentuar deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Serbi Haradinaj tha se ajo deklaratë është në suazën e këshillave.
“Nuk është një përshkrim se çka mund të jetë kompromisi, por është një këshillë që gjeni kompromis. Është diçka e logjikshme një gjë e tillë. Nëse flasim për kompromis është nëse e heqim taksën për njohjen. Mund të jetë kompromis heqja e taksës”, tha Haradinaj. /Ballkani.info/
loading…







