Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për investimin e kompanisë “Contour Global”, duke thënë se kryeministri Albin Kurti dhe klika e tij që kanë ndëshkuar kompaninë amerikane “Contour Global” janë kriminelë.

Ai ka thënë se investimi i “Contour Global” prej 1.3 miliardë ka qenë investimi më i madh i paraparë në Kosovë.

“Investimi i Contour Global prej 1.3 miliardë ka qenë investimi me i madh i paraparë në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Investimi ka nënkuptuar me qindra e mbase edhe me mijëra të punësuar dhe punë e projekte multi-milionëshe për dhjetëra kompani Kosovare. “Kosova e Re” me 500 MW do t’i jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi permanente energjetike me çmime shumë më të ulëta se të gjitha çmimet e tregut pas vitit 2021”, ka thëne Haradinaj.

Haradinaj ka thëne se ndërtimi i “Kosovës C”, do ta bënte Kosovën të pandiktueshme.

“Ndërtimi i “Kosovës C” do ta bënte Kosovën të pandikueshme nga p.sh lufta në Ukrainë apo çfarëdo krize globale. Nga rritja e çmimit të energjisë në tregjet globale Kosova do të fitonte miliona kurse vetëm në tri vitet e fundit Kosova ka shpenzuar mbi 500 milionë euro e mbase më shumë për import të energjisë elektrike. Krejt me pare dhe fatura të fryra të popullit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka ka deklaruar tutje se në krahasim me vitin 2017 çmimi ishte më i lartë.

“E vërtetë se në krahasim me vitin 2017 (çmimi ishte €45), projektimi i çmimit ishte shume me i lartë se në vitin 2017 (€80) por të gjitha analizat tona se çmimi në treg pas vitit 2020 do të jetë mbi €100 dolën të vërteta. Ne e vërtetë që i kemi garantuar plasman të energjisë edhe gjatë verës “Contour Globali” por e vërteta është se Kosova kurrë gjatë verës nuk ka konsum më të vogël se 500 MW”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe një rast në Bosnje në vitin 2016, ku është lëshuar në prodhim termoelektrana e EFT (rreth 400 MW) me pronar Vuk Hamoviq shefit të mafias energjetik.

“Në vitin 2016 u lëshua në prodhim në Stanari të Bosnjës termoelektrana e EFT (rreth 400 MW) me pronar Vuk Hamoviq shefit të mafias energjetike që në masë të madhe e kontrollon shitjen e energjisë në Rajon. Kjo kompani EFT që Kosovës i kishte shitur rreth € 142 milionë energji është partnere e afërt e mbase edhe pronare e GEN-it Serb, kompanisë e cila i kishte paguar qindra mijëra euro Martin Berishajt, njeriut të Kurtit e i cili vazhdon të jetë Ambasador i Kosovës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se Serbia, EFT dhe GEN-i kishin interes të madh që “Kosova C” kurrë mos të ndërtohej dhe e natyrshme që kanë financuar njerëz në Kosovë që ky projekt kurrë mos të vinte në jetë. Vetëm në vitin 2021 Termoelektrane në Stanari ka shitur energji në vlerë prej 107 milionë euro./ Ballkani.info