Haradinaj për Agron Kuçin: E nisi nga zero dhe e bëri Junikun storie suksesi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur punën e Agron Kuçit në Junik si storie suksesi. Haradinaj ka bërë thirrje që të votohet Kuçi në Junik për zhvillimin e mëtejmë të kësaj komune.

“Agron Kuçi kishte misionin më të vështirë nga të gjithë. Ai e nisi nga zero dhe Junikun si komunë të re e funksionalizoi dhe e shndërroi në storie suksesi për mbarë vendin. Me përkushtim e seriozitet, Agroni vazhdon edhe më tutje për Junikun, për suksese të reja. Të dielën numri i tij është 121″ shkruan Haradinaj në thirrjen e tij.