Haradinaj: Peja si lulja e Dukagjinit, po rikthehet në familjen e Aleancës

Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar sot një familje nga Peja.

“Sot pata kënaqësinë të jem në konakun e Ahmet Çekut, në mesin e shumë miqve, në një ambient të ngrohtë familjar. Ata e kanë mirëpritur dhe po e përkrahin konceptin për 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Peja si lulja e Dukagjinit, po rikthehet fuqishëm në familjen e madhe të Aleancës”.

“Na priftë e mbara!”

loading…