Haradinaj: PDK më bëri kryeministër që të mos dilte në opozitë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Rubikon të KTV-së komentoi edhe deklaratat se atij iu dha posti i kryeministrit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Haradinaj foli për herë të parë rreth kësaj çështje duke thënë se PDK e bëri këtë veprim që të shpëtonte veten nga rënia në opozitë.

“Qysh ma kanë dhënë posti n e kryeministrit. Për të mos mbetur në opozitë PDK-ja, në atë kohë, më ka ofruar këtë opsion. E kam ditur në çka po hyj”, ka thënë ai.

Haradinaj duke thënë se si kryeministër “tregoi kush është zot shtëpie në Kosovë”, shtoi se “ka arritur të ndalë idenë për shkëmbim territoresh, e shumë procese të tjera si ushtria, ligji i Trepçës”.

Ai ka përsëritur se “nuk kthehet prapa” për një koalicion të ri me PDK-në.

Komentet e partnerëve për prishje të koalicionit pa i njoftuar, Haradinaj ka thënë se “s’ka mundur t’u tregojë sepse s’doja të dilte lajmi te Vuçiqi”.

“Sa herë që s’më qëndrojnë partnerët e mi besnikë ndaj interesave të vendit, s’do të jem besnik ndaj tyre”, ka deklaruar më tej ai.

loading…