Ramush Haradinaj

Haradinaj pas vdekjes së mjekut nga Gjakova: Na pikëllove shumë doktor Mentor

Sot në mbrëmje u regjistrua edhe viktima e dytë e aksidentit me auto-ambulancë në lagjen Dardania të Gjakovës.

Mjeku Mentor Salihi humbi përfundimisht betejën me jetën, ani pse po luftonte me tash e pesë ditë.

Të shumta ishin ngushëllimet drejt familjes së tij, teksa nuk mungoi as ai nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” postoi një foto të tij bashkë me tashmë të ndjerin, ndërsa fotos së postuar ia bashkëngjiti përshkrimin:

“Doktor Mentor na pikëllove shumë. U prehsh në paqe”!