Haradinaj pas tërmetit në Kroaci: Bashkëndjejmë dhe jemi pranë jush

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes së fundit në Kroaci, ku një tërmet ka goditur Zagrebin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë dhe i qëndrojnë pranë shtetit mik të Kosovës

“Ditë e vështirë për Kroacinë. Lajm i dhembshëm për të gjithë ne, që i kemi përjetuar edhe vet pasojat e tërmeteve. Institucionet dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë dhe i qëndrojnë pranë popullit dhe institucioneve të shtetit tonë mik për ta përballuar këtë fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj.