Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit konsultativ me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë, ka thënë se kanë përmendur datën 26 janar 2025.

Sipas tij me këtë datë ishin dakord të gjitha partitë opozitare përveç Vetëvendosjes dhe Listës serbe që nuk ishin prezentë.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt

Të dashur qytetarë,

Sot në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 Janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.

Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja.

Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.

Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 Janar.