Haradinaj pas takimit me shefen e EULEX-it: Sundimi i ligjit – prioritet i Qeverisë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim shefen e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, me të cilë ka biseduar për angazhimin e Kosovës dhe EULEX-it në fuqizimin e studimit të ligjit.

Ata vlerësuan se Kosova ka shënuar progres në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korruspsionit.

“Vlerësuam se, hapat konkret në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si e vetmja rrugë që garanton zhvillimin e vendit, kanë shënuar progres të dukshëm”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në facebook. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: