Daut Haradinaj për Thaçin dhe Veselin: Do të ktheheni edhe më të fortë! Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ata do të kthehen edhe më të fortë. “Do të ktheheni edhe më të fortë!”, ka shkruar Haradinaj.








