Haradinaj: Partneriteti i ngushtë me shtetin e Iowa-s, dëshmi e orientimit pro-amerikan

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar senatoren amerikane Joni Ernst nga shteti i Iowa-s.

Haradinaj, tutje ka shkruar se partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit pro-amerikan.

Gjithashtu, ai ka shkruar se Garda e Iowa-s ka dhënë kontributin e saj në forcimin e FSK-së.

Postimi i plotë:

Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan.

Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington.

Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës.

Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi.

Miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!