Haradinaj-opozitës: Hajde të bëhemi bashkë e ta harmonizojmë një rezolutë

Deputeti i AAK’së, në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të bëhen bashkë e ta harmonizojnë një rezolutë dhe të dalin me qëndrime të përbashkëta.

Ai ka deklaruar se këto seanca nuk duhet të shfrytëzohen nga ana e deputetëve për të marrë poenë politikë.
“Ndoshta këtu dikush është i shqetësuar që mendon se pozita është kundër idesë së ndryshimit të kufijve. Qëndrimet tona janë të qarta. Askush nuk ka të drejtë e as mandat me diskutua kundër ndryshimit të kufijve.

Ne e kemi bërë të qartë për idenë e shkëmbimeve të territoreve. Ne nuk po flasim këtu për atë ide. Kolegë të dashur, ejani këto tri rezoluta ti bëjmë në një”, ka deklaruar Haradinaj nga foltorja e Kuvendit.