Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj i ftuar sonte në RTV21, tha se ka përfunduar punë me Gjykatën Speciale dhe nuk do të ftohet më.

“Nuk kam obligime mo ndaj Gjykatës, i kam pyet nëse ka mbet obligim nga ana jeme, ata kanë thanë se nuk ka më obligime tjera. Pra nuk kam ftesë edhe nuk pres obligime tjera ndaj Gjykatës Speciale”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit më 19 korrik të këtij viti. Kjo dorëheqje ka ndodhur sepse ai ëishte ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në lidhje me UÇK-në. Pas kësaj, Kuvendi është shpërbërë më 22 gusht, ndërsa me 26 gusht Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet e parakohëshme të cilat do të mbahen me 6 tetor të këtij viti.

loading…