Haradinaj: Nuk jam ftuar nga Gjykata Speciale

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Daut Haradinaj i ftuar në emisonin “Argument Plus” ka konfirmuar edhe njëherë se nuk ka ftesë nga Gjykata Speciale.

Disa herë është shtjelluar emri i Daut Haradinajt si një nga të ftuarit e radhës për të u gjykuar në Hagë, por këta zëra përsëri i ka mohuar vetë ai, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë që në Hagë po gjykohen liderët e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së nën disa akuza të rënda për krime lufte./Ballkani.info/