Pak minuta më parë në Berlin ka përfunduar takimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Pjesë e këtij takimi ka qenë e paraparë të jetë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Por ai ka refuzuar që të shkojë aty.

Pas takimit me Mogherinin, Thaçi, Haradinaj dhe Pacolli do të takohen me Ambasadorin e SHBA-së në Berlin, Richard Grenell.