Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi.
Gjatë ditës së djeshme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për qëndrimin ndaj taksës.
Por si duket këto deklarata nuk e kanë prekur kryeministrin Haradinaj.
Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka thënë se pavarësisht deklaratave, ai e do presidentin.
“Presidentin e dua shumë edhe mendimi i tij është me u respektua. Edhe nuk kam ndonjë koment tjetër”, u përgjigj Haradinaj, përcjell Ballkani.info.
Ndër të tjerash, Haradinaj ka folur edhe për taksën duke theksuar se ajo nuk do të hiqet pa pasur një kontratë nga Serbia ku do të garantohej njohja e Kosovës dhe jo formimi i asosacionit të komunave me shumicë serbe. /Ballkani.info/







