Haradinaj nuk heqë dorë nga Autostrada e Dukagjinit: Do ta bëjmë realitet

Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me bizneset gjakovare.

“Koncepti 100% shtet, sipërmarrësit i kthen në liderë! Kënaqësi t’i shpalosja sot para përfaqësuesve të bizneseve gjakovare veprimet e ndërmarra të Qeverisë dhe zotimet tona për mbështetje të tyre të fuqishme edhe në të ardhmen. Investimet kapitale në komunat e Kosovës gjatë vitit 2018 janë rritur për 40 milionë euro, janë krijuar 15 zona ekonomike dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, u janë dhënë në pronësi tokë rreth 60 prona. Në Gjakovë kemi krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane prej 500 hektarësh, ndërsa me tarifat ndaj mallërave të Serbisë dhe Bosnjës, iu është krijuar hapësirë për rritje të produktivitetit, si dhe iu është siguruar mbrojtje shtetërore bizneseve dhe prodhuesve vendorë, duke i vënë themelet e konceptit 100% shtet, si parim dhe zotim i yni”, ka thënë Haradinaj.

Paraprakisht, ai i ka vizituar edhe punimet në që po zhvillohen në rrethrrotullimin e daljes nga Gjakova për Prizen, ndërtimin e shtratit të lumit Krena dhe rrugën që çon nga Gjakova për Prishtinë.

Investimet në Gjakovë po ndryshojnë fuqishëm pozicionin ekonomik të saj, ka thënë Haradinaj.

“Vlera e investimeve në Gjakovë gjatë kësaj qeverisjeje është shumë herë më e lartë se të gjitha ato që kanë ndodhur për dy dekada. Sot, bashkë me kryetarin Ardian Gjini pamë nga afër dinamiken e punimeve, që po zhvillohen në rrethrrotullimin e daljes nga Gjakova për Prizren, ndërtimin e shtratit të lumit Krena dhe në rrugën që çon nga qyteti i Gjakovës për Prishtinë. Projekti i autorrugës së Dukagjinit, të cilën qeverisja e Aleancës do ta bëjë realitet, radikalisht do ta ndryshojë pozitën ekonomike të Gjakovës. Koncepti 100% shtet është koncept pune dhe zhvillimi, jo retorikë zgjedhore!”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…