Kryeministri

Haradinaj: Nuk është kiamet që ushtarët e lirisë po shkojnë në Hagë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është bërë nami se disa nga ish-bashkëluftëtarët e tij janë ftuar në Hagë nga Gjykata Speciale.

Haradinaj është pyetur nga gazetarët për ftesat e reja që kanë ardhur për Rrustem Mustafën dhe Sami Lushtakun që në janar do të paraqiten në Hagë, por ai tha se ‘nuk është kiamet për ushtarët e lirisë, shkojnë, kthehen’.

“Nuk është kiamet i madh, por lutem që të kthehen”, tha Haradinaj.