Haradinaj: Nuk e di a do të jem më kryeministër i Kosovës

Dy vite më parë, ka marrë detyrën e kreut të ekzekutivit Ramush Haradinaj.

Tashmë kryeministër në detyrë, Haradinaj është pyetur se a e kishte menduar para dy viteve se sot do të ishte kryeministër në detyrë, ai tha se nuk e ka ditur dhe se nuk e din a do të jetë kryeministër prapë.

“Nuk e kam ditë që do të jem ushtrues i detyrës qysh nuk e di se a do të jem kryeministër prapë. Por shpresoj të jem edhe katër vite këtu”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë, pas zbulimit të obeliskut kushtuar viktimat të 11 shtatorit në SHBA.

Haradinaj, ka folur edhe për propagandën e Serbisë në drejtim të Kosovës për çnjohje nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

loading…