Haradinaj nuk di se për çfarë do të përdoret Fondi për Interpolin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ministrin e ri të Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa. Ky i fundit është emëruar në këtë pozitë para disa ditësh, pasi që ministri paraprak Bejtush Gashi ishte shkarkuar nga kjo pozitë.
Fokus i takimit në mes të kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme ishte për të parë se sa është punuar në luftimin e krimit dhe korrupsionit, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në Interpol, punë këto që janë në kompetencë të MPB-së, transmeton kp.
“Fokusimi ishte, po them ashtu te tri punë bazë. Bash bazë është luftimi i krimit edhe ruajtja e rendit publik, po ne kemi edhe dy punë të j, është Interpoli dhe liberalizimi i vizave për shkak se kanë ndodhë ndryshime politike, ka shku ministri Gashi ka ardhë ministri Mustafa. Kam ardhë të bisedojmë, të qartësohemi se a e kemi mbulu çdo vakuum potencial edhe a ka koordinim të ndërsjellë, nga niveli politik në këtë rast nga ministri”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq për Fondin që është ndarë për Interpolin, Haradinaj tha se ende nuk ka informacione të sakta se për çka do të përdoren, por sipas tij, qytetarët do ta marrin vesh ‘kur të vjen dita’.