Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj nuk beson se qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti do t’i realizojë premtimet e bëra për qytetarët.
Thotë se ajo që ka premtuar VV’ja është e pamundur të realizohen.
“Nuk besoj që ka me i realizu premtimet. Ministrat e tij duhet me punu 24 orë që me i realizu ato që thotë kryeministri”, tha Haradinaj në Pressing.
“Jam skeptik që ka me mujt me i realizu ato që ka thënë”, shtoi ai.







