Haradinaj: Njohja nga Sllovakia kontribuon në stabilitetin e rajonit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak.

Haradinaj tha se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike.

“E falënderova ministrin Lajçak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”, deklaroi Haradinaj.