Haradinaj nis mobilizimin qytetar për kundërshtimin e heqjës së taksës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vizito sot qytetin e Klinës, ku i takoi strukturat e Aleancës dhe pronarin e kompanisë “Gllareva”

Haradinaj bashkë me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, bashkëbiseduan me Bujar Morina, pronar i kompanisë ”GLLAREVA”, për rëndësinë e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Poashtu, kryetari Haradinaj pati takim pune me Këshillin Drejtues të AAK-së në Klinë me fokus reformën e nisur në Aleancë.

Në këtë frymë, në nëndegën Grabanicë u shpall i hapur procesi i zgjedhjeve të brendshme.

“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/