Daut Haradinaj

Haradinaj nis ditën me raki të dalë direkt nga kazani

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shfrytëzuar rastin që këtë ditë fundjave ta kalojë me familjarët.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se gjendet në fshatin e tij.

“Një fillim dite e mrekullushme në fshat ku përpos që po punojnë në rregullimin e ujrave, po ashtu edhe vazhdon tradita jonë në pjekjen e rakisë”, ka shkruar Haradinaj.

Në fotot e publikuara nga ai, shihet edhe nipi Luan Haradinaj e shumë familjarë tjerë.