FSK-ja

Haradinaj: Nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë dhe partnerët strategjikë

Sot Kuvendi i Kosovës ka miratur projektligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, ku 98 deputetë të Kuvendit të Kosovës i kanë thënë po mandatit të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e shndërruar këtë Forcë në Ushtri të mirëfillët, shkruan Ballakni.info

Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës përmes një postimi në facebook ka falënderuar të gjithë deputetët dhe partitë për votmin, ku sipas tij nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë qytetarët e komunitetet në Kosovë, por edhe rajoni ynë dhe partnerët strategjikë.

Ja Statusi i plotë:

 

Me të drejtë një prej ditëve më përcaktuese për vendin në konsolidim të shtetit dhe në rrugën drejt NATO-s. Me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, forcë multietnike e profesionale, sipas standardeve të NATO-s. Falënderoj secilin deputet veç e veç dhe të gjitha partitë politike nga pushteti dhe opozita, që për temat nacionale po dëshmojnë koncensus dhe unitet politik. Nga tranzicioni i FSK-së përfitojnë qytetarët e komunitetet në Kosovë, por edhe rajoni ynë dhe partnerët strategjikë.