Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka bërë homazhe në Shqiponjë në nderim të dëshmorit Idriz Gucati, martirëve Zize Syla, Ukshin Hamza, Arif e Sejdi Kosumi dhe dëshmores Aze Brahimaj.

Me këtë rast, Haradinaj tha se Shqiponja është vend që mburret para kombit për luftën, për atë që ka bërë për liri për komandantët, për luftëtarët e shquar që i ka.Nga Shqipojna duke mos përmendur emra ai tha se ka njerëz që dorëzohen para pengesave dhe lëshojnë rrugë, porse ai shprehet i gatshëm t’i kryej punët në vend qind për qind. Nuk ka përmendur emra se kujt i është drejtuar kështu.

Në anën tjetër, Lahi Brahimaj tha se 3 gushti i vitit 1999 ishte ditë e përgjakshme për Jabllanicën, ditë në të cilën ai humbi nënën dhe gjyshen e tij, për çka ai ndjen dhimbje dhe krenari.

loading…