Haradinaj nga Malisheva kritikon qeverinë Kurti: Të ringjallet ekonomia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Malisheva ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë, me ç’rast ka sugjeruar institucionet përgjegjëse të shtetit që sa më shpejtë të marrin masa ndaj ringjalljes së ekonomisë në vend.

Ish-kryeministri, gjatë një vizite në Degën e AAK-së në Malishevë, përmendi pasojat financiare që pësoi vendi pas pandemisë.

“Serbia qe 2 javë e ka hapur Ekonominë, Maqedonia Veriore se ka ndal fare ekonominë, ne kemi humbur bukur shumë kohë dhe kemi paralizuar sektorin ekonomisë. Është e rëndësishme që t’i përkushtohemi rikthimit të ekonomisë”, ka deklaruar ai.