Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me tone të ashpëra i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të mos të mendon që e mashtron Kosovën, as me korrigjim të lehtë të kufijve sepse kjo nuk do të ndodhë.
Sipas tij, asnjë pjesë të territorit të Kosovës nuk kontestohet dhe për ketë arsye nuk mund të ndodhë asnjë korrigjim i kufijve dhe se Kosova në kufijtë 17 shkurtit nuk kthehet prapa.“Sa do vështirë që ka me qenë, këta mbane mend me i ruajt kufijtë e Kosovës së 17 shkurtit, iu siguroj se s’mundet kush me i prekë, nuk ka kush me i prekë…vija kufitare me Serbinë nëse është korrigjim i lehtë nuk mundet me qenë jo i lehtë. I bëj thirrje presidentit tonë, Hashim Thaçi që të mos mendoj që e mashtron më Kosovën as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ekziston, policia jonë e patrullon. Kemi pika, kemi shenja çdo gjë është, hiç Karaqevën që është në kontekst…s’ka korrigjim e në emër të korrigjimit me na lujtë lojën qysh ma kanë lujtë, nuk ka budallë më”, tha kryeministri Hardianaj.
Kreu i qeverisë, gjithashtu përsëriti se nuk do të ketë “Republikë të Dodikut”, asociacion me kompetenca ekzekutive të komunave me shumicë Serbe. Ndërsa, sa i për ketë largimit të trupave Amerikane, tha se dëshirojnë që ata të mbesin në Kosovë, pasi sipas tij, ata janë në shtëpi të vet dhe asnjë veprim i Kosovës nuk do ta prish këtë marrëdhënie.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, Hardinaj tha se Amerika operon globalisht për siguri dhe mund të ndodhë që për arsye të tjera mund të largohet trupat amerikane, por jo për shkak të taksës.Ai mes tjerash kishte dhe akuza të ashpëra ndaj politikanëve dhe ambasadores Vlora Çitaku që po i bëjnë presion atij përmes ShBA-së.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë Kuvendit të tetë zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në qytetin e Deçanit.







