Kosova tashmë është zyrtarisht me Ushtri. Me miratimin e tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës, FSK-ja është shndërruar në Ushtri.

Pas hyrjes në fuqi të ligjeve, Ministria e FSK-së nuk do të quhet më kështu, por do të jetë Ministria e Mbrojtjes.

Ballkani.info merr vesh se të hënën në mëngjes, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit në ndërtesën e FSK-së do ta zbulojnë pllakën me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”.

Kjo pllakë ndodhet në hyrje tek sporteli i MFSK-së. /Ballkani.info/