Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur kategorisht kundër heqjës së taksës ndaj Serbisë dhe vendosjes së reciprocitetit.

Sipas tij, hapja e tregut të Serbisë do ta shkatërrojë ekonominë tonë dhe Kosova sërish do të mbetet pa njohje.

“Nëse heqet taksa, ne kthehemi në proces të dialogut dhe nuk e marrim njohjen. Kjo punë më pas do të zgjasë edhe shumë vite, do të kthehemi para vitit 2013, pra edhe më keq se atëherë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Ai tutje ka thënë se vetëm dikush që ka diçka mund t’ia heqë taksën Serbisë.

“Është e papranueshme që sërish Serbia të kthehet këtu. Nëse heqet taksën, Serbisë më nuk do t’i ngutet ta njoh Kosovën. Ne do t’ia çojmë 500 milionë euro Serbisë”, ka thënë Haradinaj në Dukagjin.

Ai tutje ka thënë se kthimi i tregut Serbisë do të thotë më shumë armatim për Serbinë, më shumë vende punë atje dhe më shumë varfëri në Kosovë.

“Me këto 500 milionët tona Serbia do të blejë armë në Rusi e Kinë”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/