Kryetari i AAK-së

Haradinaj në Zvicër për vëzhgimin e procesit zgjedhor të degës së AAK-së atje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me disa bashkëpunëtorë do të qëndrojë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë që jetojnë e veprojnë atje.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të AAK-së.

“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bashkë me deputetë e zyrtarë tjerë të Aleancës, do të qëndrojnë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë dhe do të njoftohen për procesin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Zvicrës. Agjenda e kryetarit Haradinaj me bashkëpunëtorë do të jetë në kantonin e Cyrihut ndërsa të dielën do të mbajë takim me bashkatdhetarët në Salmen”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO| Haradinaj: Fenomeni i kontratave njëburimore është turpi i kësaj qeverie