Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka takuar edhe njëherë sot homologun grek Nikos Dendias. Ministri i Jashtëm i Greqisë u prit në takim zyrtar në ministri dhe mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Nikos Dendias ka arritur sot në Kosovë ku në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është pritur nga ministrja e Jashtme e Kosovës.

I njëjti ka takuar edhe kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Nga aeroporti, ministri grek ka thënë se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje shprese por e vendosjes së marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Dendias ka thënë se vizita e tij në Kosovë është tregues për bashkëpunimin rajonal mes fqinjëve.