Haradinaj në takim me O’Connell, bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se është biseduar për marrëdhëniet bilaterale me Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Postimi i plotë nga Haradinaj:

Takim i rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike.