Haradinaj në takim me një delegacion nga Bundestagu gjerman

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion nga Bundestagu gjerman, pjesë e Nënkomitetit për Parandalimin e Krizave Civile, Menaxhimin e Konfliktit dhe Veprimeve të Integruara.

Haradinaj në këtë takim ka thënë se qëllimi i tij është thellimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë në fusha të ndryshme.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar për ndonjë konferencë, raporton EO.

loading…