Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Dushan Kralik.
Haradinaj ka bërë të ditur se i është shprehur mirënjohës të pranishmëve për kontributin e vazhdueshëm për siguri dhe stabilitet në kuadër të KFOR-it dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, transmeton Ballkani.info.
Njoftimi i plotë:
Takim miqësor me ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Dushan Kralik.
Përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të Vishegradit iu shpreha mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm për siguri dhe stabilitet në kuadër të KFOR-it dhe përmes organizatave ndërkombëtare në Kosovë, si dhe përkrahjen e shtetit tonë në procesin e integrimit europian dhe MSA-së, si marrëdhënie kontraktuale me BE-në.








