Haradinaj në takim me ambasadorët e Quint-it flet për liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorët e Quint-it dhe shefen e BE-së në Kosovë,Natalia Apostolova ku temë e takimit ka qenë liberalizimi i vizave.
Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se vendi ynë është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave.
Sipas tij, përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në takimin me ambasadorët e Quint-it dhe shefen e BE-së në Kosovë, u pajtuam se vendi ynë është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare. Përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë dhe së bashku po punojmë në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euro-atlantike.