Haradinaj në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së: Kosova e përcaktuar drejt integrimeve euroatlantike

Haradinaj në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së: Kosova e përcaktuar drejt integrimeve euroatlantike

Ish-kryeministri i Kosovës, njiherit edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Jaan Brathu.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar për angazhimin e tij në Kosovë dhe i ka uruar suksese në karrierë.

“Takim lamtumirës me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë z. Jaan Brathu. E falënderova për angazhimin e tij në Kosovë dhe i urova suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Kosova është përcaktuar fuqishëm në rrugën drejt integrimeve euroatlantike!”, ka shkruar ai.