Haradinaj në Prizren për 20 vjetorin e themelimit të AAK-së: Ka entuziazëm të lartë për fuqizimin e Aleancës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot strukturat e Aleancës në Prizren, ku është pritur nga drejtuesit e degës, që sot shënon 20 vjetorin e themelimit. Ai ka theksuar se ka ndarë mirënjohje për veprimtarët e hershëm të partisë.

“Në takimin me strukturat e degës së AAK-së në Prizren, falënderova kryetarin dhe drejtuesit e degës dhe ndava mirënjohje për veprimtarët ndër vite”, ka shkruar në njoftimin e publikuar Haradinaj. Ai po ashtu ka thënë se ka parë entuziazmin e anëtarësisë për të vazhduar punën në fuqizimin e Aleancës.

“Në 20 vjetorin e themelimit të degës, pashë entuziazmin e anëtarësisë për të vazhduar punën në fuqizimin e Aleancës. Prizreni meriton më shumë. Urime!”, ka shkruar në fund Haradinaj.