Haradinaj në ndeshjen Xhaka vs. Rashica: Sot janë të gjithë Dardanë

Në ndeshjen e yjeve të Kosovës, Granit Xhaka kundër Milot Rashicës, që sonte përfundoi me rezultat 4-4 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie. Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbërt, lojë futbolli. Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica. Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kjo ndeshje ishte organizuar që me biletat e shituara t’ju dilet në ndihmë familjeve që kanë nevojë.

Shiheni shqiponjën e Granit Xhakës midis Prishtinës: