Kreu i AAK-së

Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Zoti e bekoftë Kosovën dhe ShBA-të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.

Haradinaj ka thënë se ka takuar miq nga shumë vende të botës.

“Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku për vite me radhë kam rastin të takoj miq amerikanë e miq të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për aktualitetin politik si dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova është në rresht me Amerikën në të gjitha aspektet.

“Jemi në rresht me Amerikën, si aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj./Ballkani.info/