Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Ritheksova rëndësinë për tolerancë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit, në kuadër të vizitës në Gjermani ku pjesmarrës ishin personalitete të ndryshme nga bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Përmes një shkrimi në Facebook, i pari i Qeverisë tha se në këtë ceremony ka ritheksuar rëndësinë për tolerancë dhe punë të përbashkët për paqe.

“Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikēs, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet”, tha Haradinaj.

Ndryshe, i pari i Qeverisë sot do të mbajë edhe disa takime në Gjermani, derisa dje është takuar edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Shkrimi i plotë:

Këtë mëngjes, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kam marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.
Në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ritheksova rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.
Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikēs, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet!