Haradinaj në linjë me Thaçin për marrëveshje me Serbinë: Letra e Trumpit është lajm i mirë për Kosovën

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar sot një letër homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, në lidhje me këtë kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se mbështet fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.