Kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Kamenicën.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tregoi se bashkë me qytetarët kanë diskutuarë për dialogun Kosovë-Serbi, krizën ekonomike dhe energjetike, si dhe gjendjen në arsim.
“Shkëmbyem mendimet e idetë tona për dialogun me Serbinë, krizën ekonomike dhe energjetike në vend, si dhe gjendjen e rëndë në arsim.
Diskutuam edhe për probleme lokale, e bashkëbisedimi i hapur me qytetarët është mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje për problemet”, ka shkruar Haradinaj.







