Viti i Ri

Haradinaj në Gjinekologji: Jam krenar që gjendja në shëndetësi po ndryshon

Kryeministri Ramush Haradinaj në prag të ndërrimit të moteve, ka vizituar sot Klinkën Gjinekologjike në QKUK.

“Aty ku frymon jeta, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkova për t’iu shpreh mirënjohen për punën e madhe personelit shëndetësor dhe të gjithë atyre që janë në shërbim të qytetarëve edhe në ditë feste. Jam krenar që gjendja në shëndetësi po ndryshon gradualisht. Me ligjin për paga, nga i cili përfitojnë profesionistët shëndetësor dhe me rritjen e buxhetit, lajme të mira po vijnë edhe për këtë sektor. Vendimet e mëdha për vendin dhe qytetarët tanë do ta karakterizojnë edhe vitin para nesh!”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/