Sot në Gërgoc, në vendlindjen e komandantit të dalluar të tri luftërave çlirimtare, Fadil Nimani “Tigri”, Ramush Haradinaj nderoi veprën dhe rrugëtimin e tij të lavdishëm në shërbim të atdheut dhe kombit.

“Sot, në Gërgoc, në vendlindjen e komandantit të dalluar të tri luftërave çlirimtare, Fadil Nimani “Tigri”, nderuam veprën e tij dhe kujtuam rrugëtimin e tij të lavdishëm në shërbim të atdheut e kombit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai ka vlerësuar rolin e tij që nga fillimet e organizimit të luftës çlirimtare:

“Që nga organizimet e para të luftës, u dallua për guxim dhe trimëri në shumë fushëbeteja. Ishte ndër të parët në rezistencë e aksione dhe një nga luftëtarët e komandantët më të zotë në Zonën Operative të Dukagjinit.”