Haradinaj: Ne e luftojmë korrupsionin me punë, jo me fjalë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Fushë Kosovë se Aleanca, me qëndrimet parimore, të qarta e të qëndrueshme dhe punët e mëdha që janë bërë gjatë qeverisjes, ka fituar respektin, përkrahjen dhe besimin e qytetarëve dhe shumë ekspertëve.

“Me strukturat e AAK-së në Fushë Kosovë, më të vendosur se kurrë, ta çojmë përpara projektin për përmbylljen në tërësi të shtetësisë së Kosovës dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë. Mision i përhershëm i AAK-së mbetet luftimi i korrupsionit, jo deklarativisht, por me punë, ndershmëri, drejtësi dhe me respektim të Gjyqësorit, ashtu siç kemi bërë, duke iu rritur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe duke forcuar institucionet tjera të sigurisë. Bashkë në fitore!”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…