Kryeministri

Haradinaj në ditën e veteranit: Kush është shqiptar, është vëlla i jemi

Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj me rastin e 30 dhjetorit – Ditës së Veteranit, mbajti një fjalim ku në këtë rast përshëndeti familjen Jashari,ku sipas tij ishin prijës të lirisë.

Ndër të tjera ai ka përmendur se meritor për këtë liri që gëzojmë janë luftëtarët.

“Unë e di që najoni prej juve e ka problem me e pagu rrymen se është shtrejt, e di që dikush prej juve se ka leht se noshta e keni ndonjë të sëmure e keni me dërgu te mjeku e keni vështirë si veteranë. Na jemi këtu me i nimu njani tjetrit.Na i kemi nimu atij që ka pri në rrugën e lirisë e kemi respketu , na jemi krenar si popull që na ka pri dikush si familja Jashari, një familje legjendare, kjo ditë shënon 30 vjetorin e sulmit të familjes Jashari. Kërkujt si ka shku mendja që dikush ja kthen armën armikut. S’ka dilem se luftëtari është meritor, për liri po ashtu edhe veteranët, të gjithë ata që kanë përkrah projektin tonë. Edhe une jam veteranë njo prej juve.Unë jam krenar me atë që kom bo me atë si ushtar unë jam krenar si çdo atdhetari i kombit te vet. Kush është shqiptar, është vëlla i jemi”, ka përfunduar Haradinaj